Τώρα είναι 11:43 am 28 03 2024

Berisha: Ofertat e mia për Dulen

Συντονιστής: Νέοι

Berisha: Ofertat e mia për Dulen

Δημοσίευσηαπό xylino spathi » 18:12 pm 13 04 2009

Το Δημοκρατικο Κομμα του Σαλι Μπερισα, συμφωνα με δημοσιευμα στην ιστοσελιδα http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62347, φερεται να προσφερει μια πληθωρα διευθυντικων θεσεων στο Κομμα Ενωσης Ανθρωπινω Δικαιωματων προσδοκοντας την προεκλογικη συνεργασια των δυο κομματων.


Spoiler:
"Joshja" për aleanca, i vjen radha PBDNJ-së. Kryeministri i premton 34 drejtori, por edhe poste të tjera të larta në ekzekutiv

Zgjedhjet parlamentare e detyrojnë Partinë Demokratike të lëvizë të gjithë gurët për ndërtimin e një koalicioni parazgjedhor sa më të gjerë. Burimet nga selia blu sqarojnë se shefi i PD-së, Sali Berisha, ka përpiluar një listë me të cilën do t‘i ofrojë PBDNJ-së poste të rëndësishme në administratën e lartë në qarqet më të mëdha të vendit, përveç Tiranës. Plani i demokratëve është të "joshin" aleatët bashkëqeverisës që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Sakaq, Partia Demokratike ka nxjerrë tashmë një bilanc të përfitimeve që ka pasur partia e Vangjel Dules gjatë këtyre katër viteve. Kryeministri Sali Berisha do t‘i rikujtojë kryetarit të PBDNJ-së se poste të rëndësishme si prefekt i Gjirokastrës, shefa shërbimesh apo përgjegjës sektorësh në zyrat e punës në qytete të ndryshme të vendit janë lënë në dorë të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Krahas kësaj, demokratët pritet të ofrojnë poste të larta drejtuese në nivel drejtorësh për PBDNJ-në në rrethe si Shkodër, Durrës, Fier, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Kukës, Bulqizë, Sarandë, Delvinë dhe qytete të tjera. Për Tiranën, Kryeministri Berisha në bazë të marrëveshjes me kryetarin Vangjel Dule, ka lënë në dorën e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Kampi demokrat ka në dispozicion ditët e fundit të muajit prill për të skicuar aleancat me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kjo forcë politike, megjithëse është aktualisht pjesë e qeverisë, ende nuk e ka të vendosur në cilin krah do të pozicionohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Fati i bashkëpunimit do të varet nga benefitet, se çfarë fiton PBDNJ-ja në rast se del në koalicion pro apo kundër Partisë Demokratike. "Presion dhe joshje" është strategjia që demokratët do të ndjekin me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në rast se kjo parti largohet nga koalicioni i djathtë, atëherë ofertat e larta në administratë që PD-ja ofron për partinë e Dules "hidhen në erë" dhe po kështu priten edhe largime masive të stafit politik të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nga administrata në Tiranë dhe rrethe. Në rast se PBDNJ-ja pranon të pozicionohet në krah të Sali Berishës në zgjedhjet e qershorit, duke u rreshtuar kështu për herë të parë me një parti politike përpara zgjedhjeve, atëherë ajo do të ketë hapësira për punësimin e militantëve të saj në administratë. Vlen të theksohet se ndryshe nga partitë e tjera, marrëveshja PD-PBDNJ për bashkëpunim qeveritar duket se është respektuar nga demokratët, duke plotësuar çdo kërkesë apo "kapriço" të kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut edhe për lëvizje ministrash.

Strukturat organizative të PD-së kanë përfunduar një listë me pozicionet që mund t‘i ofrohen kësaj partie në rast se ajo pranon të nënshkruajë një marrëveshje paraelektorale me Kryeministrin Berisha. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu një bilanc nga vartësit e tij se çfarë përfitimesh ka marrë PBDNJ-ja si pjesë e koalicionit të djathtë, përveç postit të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe administratës së kësaj ministrie. Posti i drejtorit të Sigurimeve Shëndetësore në Shkodër pritet t‘i ofrohet PBDNJ-së, po i njëjti veprim do të ndiqet edhe për pozicionin e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Gjirokastër.


Vendet e punës

Ofertat e PD-së për PBDNJ-në


Pozicioni drejtor


Shkodër

Drejtoria e Sigurimeve Shëndetësore

Drejtoria Rajonale e Punës

Drejtoria Rajonale e Çështjeve Sociale

Inspektorati i Punës

ORT


Durrës

Drejtoria e Zyrës Rajonale të Punësimit

Inspektorati i Punës


Fier

Qendra e Edukimit Profesional

Shtëpia e të Moshuarve

Inspektorati i Punës

Drejtoria e Ndihmës Sociale


Berat

Instituti i Handikapëve

Zyra e Punës

Zyra e Ndihmës Ekonomike


Lezhë

Inspektorati i Punës

Drejtoria e Qendrës Riaftësuese


Vlorë

Zyra Rajonale e Punësimit

Inspektorati i Punës

Shtëpia e Foshnjës


Gjirokastër

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor

Bordi i Kullimit

Drejtoria e Punës


Korçë

Drejtoria Rajonale e Ndihmës Ekonomike

Inspektorati i Punës

Azili i Pleqve

Qendra e Zhvillimit Ditor


Sarandë

Ndërmarrja Pyje Kullota

Thesari

Sigurimet Shoqërore


Bulqizë

ISKSH


Delvinë

Zyra e Punës

Zjarrëfiksat


Kukës

Drejtoria e Zyrës së Punës


Dibër

Drejtoria e Shërbimit të Punës



Pozicioni përgjegjës

Emërime në Zyrën e Punës në Tepelenë, Kurbin, Kolonjë, Malësi e Madhe, Kuçovë, Mirditë, Pukë, Peqin, Pogradec, Burrel, Lushnjë, Tropojë, Bulqizë, Përmet, Gramsh


Zyra e Tatimeve, Sarandë (përgjegjës)

Prefektura, Gjirokastër (Prefekt)




Zgjedhjet 2009


Koalicioni parazgjedhor,

dilema mes PD-së dhe PS-së


Pozicionimi i PBDNJ-së në kampin e majtë ose të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit pritet të sjellë debat në Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kodi i ri Elektoral detyron për herë të parë Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të futet në koalicion parazgjedhor me një nga dy partitë e mëdha, në të kundërt do ta ketë të vështirë të marrë votat e duhura për t‘u përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm. Preferenca e strukturave të larta drejtuese të PBDNJ-së është "nën zë", majtas, megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret më 9 maj, në kongresin e madh të kësaj partie. Kryetari i PBDNJ-së ndodhet përballë dy zgjedhjeve, të cilat janë deçizive për partinë që përfaqëson dhe anëtarët e saj. Në rast se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut zgjedh të bëjë koalicion me të majtën, rrezikon vendin e punës së atyre personave të cilët janë punësuar tashmë në administratën e djathtë. Jo vetëm kaq, por PBDNJ "lan" përfundimisht duart me PD-në për bashkëqeverisje. Në rast se strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vendosin të bëjnë koalicion me të djathtën, rrezikojnë votat në zonat bastion në jug të vendit. Dilemës dhe pikëpyetjes së koalicionit të ardhshëm, PBDNJ do t‘i japë zgjidhje shumë shpejt. Të dyja rastet do të sjellin debat në gjirin e PBDNJ-së dhe strukturat drejtuese ende nuk kanë marrë një vendim të formës së prerë. Në rast se PBDNJ zgjedh të bëjë aleancë me demokratët, do të përkeqësojë pozitat e saj në jug të vendit, ku një pjesë e mirë janë militantë që duan ta shikojnë PBDNJ-në larg partisë së Sali Berishës. Në të kundërt, në rast se ajo bën aleancë me socialistët, krijon një çarje përfundimtare me qeverinë "Berisha". Në këtë opsion, Dules do t‘i duhet të përballet edhe me ankesat e stafit politik të kësaj partie, që duhet të largohet nga administrata nëse PBDNJ-ja shkon majtas. Kjo forcë politike do të synojë që në premtimet e saj të përqendrohet pikërisht në shqetësimet ekonomike të qytetarëve. Në kongresin e saj, më 9 maj, PBDNJ do të vendosë edhe nëse do t‘i bashkohet një koalicioni para zgjedhjeve apo do të kandidojë si një subjekt i vetëm. "Do synojnë shmangien e PBDNJ nga rituali i dialogut shterp, pa përmbajtje, pa alternativa që sërish rikthehet në vendin tonë përpara ballafaqimit elektoral politik të radhës", u shpreh kryetari Vangjel Dule. Pas diskutimeve në strukturat e PBDNJ-së, Leonard Solis është zgjedhur kandidat për Tiranën, me premtimin se shqetësimet sociale të qytetarëve të thjeshtë do të jenë në vëmendjen e tij. Deputeti aktual i PBDNJ-së, Leonard Solis, do të jetë kandidati i parë që do të kryesojë listën për kryeqytetin, aty ku gara pritet të bëhet më e fortë dhe të shkojnë në Parlamentin e ri 32 deputetë që do të përfaqësojnë Tiranën. "Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përmbylli fazën përgatitore për Qarkun e Tiranës dhe ju prezanton kandidaturën e zotit Leonard Solis, i cili do të kryesojë listën e kandidatëve të PBDNJ-së në Qarkun e Tiranës", u shpreh kreu i partisë, Vangjel Dule. Deputeti Solis deklaroi se "jam tepër optimist dhe do të zbatoj pikë për pikë ato që unë do të premtoj. Koha ka treguar se do bëj më shumë se sa them, do jem një deputet tepër korrekt, tepër i këndshëm, sidomos për problemet sociale për të cilat kam dhe një eksperiencë të gjatë".








© Gazeta Shqip - 2006-2008
...τωρα ξερω τι θελω, ενα μαυρο τριανταφυλλο και τη δυναμη για να παλευω
Άβαταρ μέλους
xylino spathi
Τακτικό μέλος
 
Δημοσιεύσεις: 1533
Εγγραφή: 20:18 pm 04 12 2005
Τοποθεσία: ΖΕΡΒΑΤΙ

Επιστροφή στο Πολιτικα

Μέλη σε σύνδεση

Μέλη σε αυτή την Δ. Συζήτηση: Δεν υπάρχουν εγγεγραμμένα μέλη και 13 επισκέπτες

cron

Μέλη σε σύνδεση

Συνολικά υπάρχουν 13 μέλη συνδεδεμένα: 0 εγγεγραμμένο, 0 κανένας με απόκρυψη και 13 επισκέπτες (με βάση ενεργά μέλη που έχουν συνδεθεί τα τελευταία 5 λεπτά)
Περισσότερα μέλη σε σύνδεση 342 την 02:14 am 20 11 2019

Μέλη σε αυτή την Δ. Συζήτηση: Δεν υπάρχουν εγγεγραμμένα μέλη και 13 επισκέπτες

Login Form